Gianni De Biasi e ka akoma më të qartë idetë për formacionin që do të hedhë në fushë kundër Izraelit.

Gjatë seancës së sotme stërvitore trajneri i kuqezinjve ka zhvilluar një ndeshje brenda grupit, duke rreshtuar në një anë titullarët e mundshëm dhe nga ana tjetër zëvendësuesit. Armando Sadiku duket se ka fituar balotazhin me Sokol Cikalleshin për pozicionin e sulmuesit të vetëm në skemën 4-1-4-1 në Kombëtaren shqiptare të futbollit.

Naser Aliji pritet të jetë titullar në krahun e majtë të mbrojtjes në vend të Agollit, ndërsa treshja e qendrës së mesfushës pritet të jetë Kukeli-Abrashi-Memushaj, me Roshin e Hykën nga krahët. Sa i përket Sadikut, kjo është ndeshja e parë si titullar me kombëtaren që nga fitorja 2-1 e kuqezinjve në shtator kundër Maqedonisë.

Artikulli paraprakRAMA KËRKON NDIHMË: TË NDAHEMI NGA PARTITË QË MBAJNË PENG ZYRAT
Artikulli tjetërBLUSHI I PËRGJIGJET ASHPËR NIKOLLËS: MORE 3 MIJË EURO PËR NJË VEND PUNE