Një sërë organizatash u bashkuan me Kryqin e Kuq në Shkodër për të marrë pjesë në një seancë për dhurimin e gjakut. Aktiviteti u organizua pranë fakultetit të infermierisë të universitetit “Luigj Gurakuqi” sëbashku me shoqatën “Alternativë Pro”. Vera Gjinaj, koordinatore e Kryqit të Kuq në Shkodër tregoi për këtë seancë dhurimi

Mungesat e gjakut në spitalin rajonal të Shkodrës vijon të jetë një problem ndaj dhurimi i gjakut është mëse i nevojshëm. Këtë e konfirmoi edhe një rast i fundit i një 13 vjeçari i cili kishte nevojë për gjak pas një ngjarje aksidentale dhe sensibilizimi në momentet e fundit nga qytetarë të ndryshëm duke dhuruar gjak bëri që gjendja e tij të stabilizohej

Durimi Komi nga “Alternativë Pro” tha se kjo seancë e dhurimit të gjakut që bëhet edhe me të rinj është me shumë rëndësi.

Seanca e dhurimit të gjakut u bë përmes vullnetarëve ndërsa qeset do të shkojnë për spitalin rajonal të Shkodrës dhe një pjesë për të sëmurët talasemik në Tiranë.

Artikulli paraprakADEMI-MINISTRIT KLOSI: NUK BËHET PLAZH ME 15 NËNTOR
Artikulli tjetërVELIPOJË, IKMT PRISH NDËRTIMET PA LEJE, PRONARËT: SELEKTIVE