Vendi ynë vijon me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të herë pas hershme, ku më të shpeshta vranësirat mbeten në zonat veriore dhe lindore atu ku gjatë mesditës nuk do të mungojnë reshjet e pakta të shiut. Orët e vona të pasdites sjellin mbizotërim të kthjellimeve në vend.

Temperaturat e ajrit rriten në vlerat minimale por edhe në vlerat maksimale ku mëngjesi shënon 14°C ndërsa termometri gjatë mesditës ngjitet në 33°C.

Era do fryjë mesatare por herë pas here forcohet me shpejtësi deri 40 km/h, nga drejtimi Verior-Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.

Artikulli paraprakFESTA E KURBAN BAJRAMIT, RAMA: GËZUAR! META: MOS NDALIM PËRPJEKJET PËR TË SHËRUAR PLAGËT E SHOQËRISË! BASHA: MBIZOTËROFTË SHPRESA PËR NJË SHQIPËRI TË DREJTË E TË BEGATË
Artikulli tjetërAMBASADA AMERIKANE URON KURBAN BAJRAMIN: MUNDËSI PËR TË REFLEKTUAR MBI ANGAZHIMIN TONË TË PËRBASHKËT PËR NDËRTIMIN E KOMUNITETEVE PAQËSORE