TOM DOSHI DEKLARON SE RAMA ËSHTË MOSMIRËNJOHËS, STERKAJ: TEK RAMA E KEMI DERËN HAPUR. Deklarata edhe më të forta ka dhënë deputeti socialist Tom Doshi, sot  ndërsa dilte nga salla e Parlamentit ku mbahej seanca e kësaj të enjteje.

Me një fjalor mjaft të ashpër ndaj kryeministrit dhe mazhorancës, deputeti socialist i Shkodrës deklaroi “luftë” të hapur me kreun e qeverisë.  Doshi u kujdes të theksojë se e gjithë “revolta” e tij nuk është aspak personale ndaj kryeministrit, por lidhet me premtimet e pambajtura, sa i përket korrupsionit apo përkeqësimit sipas tij të situatës ekonomike në vend.Por nga ana tjetër deputeti socialist, Paulin STerkaj deklaroi se Ramen e ka takuar disa here duke hedhur poshtë akuzat e kolegut te tij Doshi .

Artikulli paraprakMINISTRIA E KULTURËS INSPEKTON TEATRIN MIGJENI
Artikulli tjetër“BILBILAT E VEGJËL” ZHVILLOHET FAZA E DYTË