AVOKATËT DEKLAROJNË SE NDAJ DEPUTETIT ENDE NUK KA NJË AKUZË KONKRETE. Kur kanë kaluar dy javë nga dita kur Tom Doshi ndodhet në“arrest shtëpie” ai nuk mund të ushtrojë detyrën publike si një deputet, ndërkohë Prokuroria ende nuk ka ngritur një akuzë zyrtare. Përmes një deklarate për median dy avokatët Vladimir Meçi dhe Ferid Muçaj duke shprehur bindjen në pafajësinë e klientit të tyre shpresin shqetësimin se gjatë gjithë kësaj kohe deputetit Doshi ende nuk i është komunikuar një akuze konkrete, ende nuk është thirrur qe te japë versionin e tij te ngjarjes dhe fakteve!

Ndërkohë masa e sigurisë e pengon të ushtrojë funksionet e tij si i zgjedhur dhe si deputet i parlamentit shqiptar, i privuar nga e drejta për të patur kontakt me zgjedhesit e tij. “Pa një akuze zyrtare askush nuk mund të mbahet në kushtet e arrestit, qoftë ky edhe shtëpiak dhe në asnjë mënyrë një deputet, i cili ka detyra publike të cilat ka detyrimin t’i ushtrojë i lirë dhe i papenguar” thuhet në njoftimin për shtyp të shpërndarë mbrëmjen e 14 prillit 2015 Po kështu avokatët nënvizojnë dhe faktin se prokuroria nuk ka më “shpejtësinë marramendëse” me të cilën u kërkua të vihet nën arrest. “Tani kanë kaluar afro tre jave që ekspertet e Drejtorisë së Policise Shkencore, nuk kanë kryer një akt ekspertim.” Më pas avokatët shtrojnë pyetjen: Nuk janë në gjendje, apo ka arsye të tjera që i pengojnë të japin një konkluzion përsa është kërkuar nga prokuroria?! Ndërsa përgjigja vjen e tillë: “Urojmë dhe shpresojmë që struktura përgjegjëse për këtë ekspertim dhe drejtuesit e saj, të mos jenë nën trysninë e ndonjë presioni, që nuk do të ishte i ri tashmë për këtë cështje. Nuk do të donim të dyshonim se paanësia dhe objektiviteti i drejtuesve të kësaj strukture, është i ndikuar nga ndonjë konflikt interesi me detyra ekspertimi të mëparshme të kryera prej tyre. Gjithashtu nuk do të donim që ndikimi i të tillë drejtuesve të mos jetë shkaku për vonesat në konkluzionet e eksperteve. Por ecuria e ngjarjeve, po na detyron në fakt të ngremë dyshime.” Avokatët mohojnë që Tom Doshi të ketë kanosur Durim Bamin dhe hedhin dyshime se procesi ndaj klientit të tyre është me prapavijë politike

Artikulli paraprakCHAMPIONS, FITON JUVENTUS, BARAZIM NË DERBIN MADRILEN
Artikulli tjetërKOMPENSIMI I ENERGJISË, DERI NË QERSHOR