Duket se muaji shtator do te jete drita jeshile për hapjen e dosjeve te komunizmit çështja e cila nuk i ka shpëtuar as vëmendjes se mediave te huaja.Kryetari i shoqatës se ish te dënuarve politike Zenel Drangu ndjen keqardhje per klishet e qeverise ne lidhje me selektivitetin e hapjes se dosjeve dhe ecejaket e deritanishme.

Drangu shprehet se shume nga personat e dikurshem jane akoma ne parlament. I gjithë ky irritim i te persekutuarve qëndron ne faktin se keto persona nuk duhen te vishen me petkun e pushtetit ne nje kohe kur kane qene bashkpunetor te qeverise se Enver Hoxhës. Shqipëria renditet në vendin e fundit nga ish-vendet e bllokut komunist në këtë proces. Autoriteti që do të mbikqyrë procesin e hapjes së dosjeve të Sigurimit të Shtetit do të ngrihet nga kuvendi .Ai përbëhet nga 4 anëtarë mund të votohet në muajin shtator.Të preferuar për të qenë pjesë e Autoritetit janë ata që kanë eksperiencë në fushën e arkivave, historisë, sigurisë kombëtare dhe që kanë njohuri të dokumentuara mbi punën dhe metodat e ndjekura nga ish-Sigurimi i Shtetit.

Artikulli paraprakSUMA: MJETET E AMORTIZUARA PËR TERRENET MALORE
Artikulli tjetërRIKUNSTRUKSION NË VARREZAT MONUMENTALE TË RRMAJIT