Sot pritej nje takim tjeter mes trajnerit Thomas Brdariç dhe drejtuesve te Vllaznise por tekniku mesohet se eshte nisur drejt Gjermanise. Sipas burimeve trajneri Brdariç thuhet se eshte larguar per arsye dokumentacioni por eshte ende e paqarte nese kjo eshte arsyeja e vertete.

Brdariç sipas burimeve pritet qe te vije serish diten e shtune ne Shkoder per te perfunduar biseden me drejtuesit e Vllaznise nese do vijoje apo jo te jete ai trajneri i kuqebluve. Brdariç ka prere bileten ne oret e para te mengjesit dhe eshte nisur drejt Gjermanise.

Ne takimin e mbremshem me drejtuesit e Vllaznise Brdariç nuk ka rene perfundimisht dakord duke u ndalur ne dy pika, e para eshte pagesat e prapambetura dhe e dyta jane lojtaret per pjesemarrjen ne Kupat e Europes dhe ka kerkuar fusha per stervitje me standardet e duhura.

Largimi i Brdariç drejt Gjermanise ishte i papritur dhe tashme nuk dihet nese ai do te kthehet serish apo jo edhe pse ne fakt ne Shkoder e presin per te permbyllur biseden.

Mbreme Brdariç u shpreh se e pergjithshmja duket mire por kane mbetur dy pika pa u zgjidhur por papritur sot ne mengjes eshte nisur drejt Gjermanise edhe pse pritej nje takim diten e sotme ne Shkoder per te vendosur perfundimisht.

Brdariç ka disa oferta te majme dhe kjo eshte arsyeja qe ende nuk ka vendosur per te vijuar ose jo ne Shkoder. Tashme duhet te presin diten e shtune per te pare se çfare do te ndodhe.

Artikulli paraprakSITUATA NGA COVID/ RAMA: NË 2 JAVËT E FUNDIT SHQIPËRIA DHE ISLANDA, 2 VENDET ME MË PAK RASTE INFEKTIMESH NË EUROPË
Artikulli tjetërVRAU MOTRËN, GJYKATA LË NË BURG VËLLAIN VRASËS NË SHKODËR