Në emisionin “Star Sport” në paneline të ftuarve ndër të tjerë ka qënë edhe trajneri i Vllaznisë Ernest Gjoka i cili nuk ka nguruar të përcjellë ecurinë e ekipit kuqeblu aktualisht.

Ernest Gjoka foli rreth ndeshjes miqësore të zhvilluar me ekipin e Vllaznia B ku e cilësoi si një ndeshje ku qëllimi kryesorë ishte gjetja e elementëve të rinj që në të ardhme mund ti shërbenin Vllaznis. Por fokusi i Gjokës nuk është në Vllaznia B por edhe në U-17 dhe U-19. Ndërkohë një nga shtqetësimet kryesore të trainerit Gjoka është edhe mentaliteti i futbollistëve të ekipit pasi atyre u duhet të ndryshojnë mentalitetin.

I pyetur rreth merkatos së janarit trainer Ernest Gjoka shprehet se është i shqetësuar pasi ajo që ofrom më shumë cilësi është merkatoja e verës. E përsa i përket privatizimit të sport klubit Vllaznia Ernest Gjoka shprehet se ekipi duhet ti kalojë pirvatit që te këtë ecuri më të mirë pasi për bashkinë kjo është mjaft e vështirë.

Tashmë fokusi i trainerit Gjoka dhe Vllaznisë është përgatitja maksimale për në ndeshjen ndaj Lushnjes e vlefshme për javën e 10 të Superiores. Por me kërkesë të kuqebluve ky takim është shtyrë dhe do të zhvillohet të mërkurën e javës së ardhshme në stadiumin “Loro Boriçi” në orën 14:00.

Artikulli paraprak“GRATË PO SENSIBILIZOHEN KUNDËR DHUNËS”
Artikulli tjetër“ITALIA DËSHTOI, HUMB BOTËRORIN 2018”