Tashme kur është përcaktuar data 26 Dhjetor, ku artistet e folkut  ne M,Madhe, te organizuar nga shoqata kulturore artistike “Sali Mani” dhe revista “Fjala”, do te mbajnë aktivitetin e titulluar: Malësor te suksesshëm , Ndermendje.

Ne kujtim dhe respekt te artistit te merituar, Sali Mani, artistet  me ne zë te kesaj treve kane vijuar përgatitjet e tyre, për te konkretizuar me sukses  këtë  aktivitet i cili është  vlerësuar si  eventi i vitit.Ka qene fillimisht botuesi i revistës “Fjala” gazetari Gezim Vucaj i cili ka vlersuar ecurin e deri tanishme te përgatitjeve qe janë  bere ,por edhe qe do te behen deri ne ditën e aktivitetit. Me tej artistet si lahutari Jonus Delaj, apo Violeta Deda, Fadil Musta , e deri tek me  te rinjtë si talenti Gabriel Rraposhi e mjafte te  tjerë apo edhe  kantautori e instrumentisti I mirënjohur Tom Vukaj i cili i ka bere grupit  folklori një dhurate te bukur , nje kënge kushtuar legjendës se kënges Shqiptare Sali Mani.Ndërsa kane vijuar përgatitjet për këtë event  artistik, te veçante ne llojin e vete , është konfirmuar edhe pjesmarrja  e grupit  artistic Rugova, nga Kosova , po keshtu e Shoqerise kulturore “Rapsha”  te Shqiptarve  ne Mal te zi, dhe mjafte artistve te tjere nga veriu I Shqiperise.

Artikulli paraprakARQIPESHKVI MASSAFRA HAP DHE BEKON BETLEHEMIN
Artikulli tjetërHAPET VITI I MESHIRES PER BESIMTARET