Kryedemokrati Lulzim Basha ndodhet sot në Shkodër, ku është takuar me qindra qytetarë. Basha e cilësoi sinjal të fitores mikpritjen duke falënderuar Shkodranët. Sipas tij, nga Shkodra ka nisur gjithmonë dita e bardhë për Shqipërinë dhe shqiptarët.

“Mirë se ju gjej! Faleminderit për mikpritjen, faleminderit nga zemra Shkodrës për këtë mikpritje të jashtëzakonshme! Nga Shkodra ka nisur gjithmonë dita e bardhë për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Sa herë vij këtu mahnitem me bujarinë, me mençurinë e shkodranëve, pa lënë mënjanë Shkodrën e mendjeve, të akademikëve, të artistëve dhe njerëzve punëtorë. Faleminderit nga zemra për këtë sinjal të fitores.

Ju lus merrni masat e distancës dhe maskat se më 25 prill do ta shërojmë Shqipërinë nga një virozë 8-vjeçare, por duhet të kujdesemi.

E rëndësishme të bashkohemi bashkë, më 25 prill të sjellim ndryshimin. Bashkë do fitojë Shqipëria, do fitojë Shkodra!”, deklaroi Basha.

Artikulli paraprakSHKODRANËT PRESIN BASHËN ME FLAMUJ E THIRRJE “RAMA IK”
Artikulli tjetër“E DUAM SHQIPËRINË SI GJITHË EVROPA”, BASHA I PËRGJIGJET AKTORIT TË NJOHUR: ËSHTË MISIONI IM