BOJKOTOHET MËSIMI NGA FËMIJËT,BANORËT: FATURUESIT NUK VIJNË PREJ 8 MUAJSH. Jua a kanë zënë tokat që në vitin 70-të kur është bërë hidrocentrali e nuk janë dëmshpërblyer asnjëherë.

Me vështirësi mbijetojnë e nga ana tjetër i kanë faturuar nga 7-8 milionë lekë të vjetra si debi dhe ia kanë ndërprerë energjinë elektrike. Nëse nuk i paguajnë faturat do futen në burg. Kjo është historia e banorëve të fshatit Rragam në Komunën Guri Zi. Në rast se nuk gjehet një zgjidhje do bllokojnë rrugën dhe do bojkotojnë zgjedhjet lokale të 21 qershorit. Kanë kërkuar disa herë sqarime por OSHEE nuk i ka dhënë ndonjë përgjigje. Nëse vazhdon heshtja protesta mund të përshkallëzohet.

[iframe width=”300″ height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/IjVyCDLyESY” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakQARKU I KORÇËS ASISTENCË NË BUSHAT PËR LANDFILLIN
Artikulli tjetërRRUGA SHKODËR – MURIQAN, NATËN “TMERR” TË QARKULLOSH