Mungesa e sinjalistikës rrugore në aksin rrugor Fermentim – Ura e Bardhajve vijon të mbetet një problem shqetësues për qytetarët. Lëvizja e automjeteve me shpejtësi tej normave të lejuara, mungesa e vijave të bardha por edhe atyre ndarëse mes dy korsive , janë kthyer në burim aksidentesh duke bërë që kalimtarët , kryesisht fëmijët e vegjël të përballen çdo ditë me situata rreziku teksa përshkojnë këtë rrugë.

Banorët kërkojnë që institucionet përgjegjëse të investojnë në sinjalistikën rrugore, për të shmangur aksidentet e tjera.

Aksi rrugor nga lagjja “Fermentim” deri në afërsi të urës së Bardhajve shërben si pikë lidhëse e qytetit me shumë fshatra, gjë që sjell një numër të lartë të lëvizjeve në këtë zonë. Ndaj institucionet përgjegjëse duhet të marrin masa për të ndërhyrë pasi shpesh herë në këtë aks ka patur akisdente me pasoja në njerëz.

Artikulli paraprakSHKODËR, NIS PUNA PËR RIKONSTRUKSIONIN E DY RRUGËVE
Artikulli tjetër2.6 TON KANABIS NË MAL TË ZI, BURG PËR DY TË ARRESTUARIT