Në kuadër të festave të 28 dhe 29 nëntorit shkolla e mesme “Pjetër Meshkalla” ka organizuar një aktivitet artistiko-kulturor. Nxënësit zgjodhën forma të ndryshme për të treguar dashurinë e tyre për atdheun përmes recitimeve, këngëve dhe valleve. Ky aktivitet i përvitshëm ka si qëllim të përkujtojë heronjtë të cilët dhanë jetën për Pavarësinë dhe Çlirimin e Shqipërisë shprehen nxënësit Flodia Fusha dhe Xhilbert Nikjari.

Gjatë gjithë kësaj jave edhe shkollat e tjera të qytetit të Shkodrës janë angazhuar në zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme në kuadër të festave të nëntorit.

 

Artikulli paraprakNIS TËRHEQJA E UJIT NGA ZONAT E PËRMBYTURA NË LEZHË
Artikulli tjetërJAVA E PRAKTIKAVE TË SHKOLLAVE PROFESIONALE