Një ditë na ndan nga finalja e madhe e Conference League, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Klubi i Romës ka bërë një postim në Twitter duke shpërndarë një fotografi nga eksodi masiv i vitit 1991.

“Andiamo a Tirana (Le të shkojmë në Tiranë)”, shkruhet në postimin që e ka rishpërndarë kryeministri Edi Rama duke shkruajtur “Hajdeni, hajdeni”. Pritet që ditën e sotme të mbërrijnë tifozët e organizuar për ndeshjen mes Romës dhe Feyenord që do të mbahet nesër në Tiranë.

Eksodi i madh ndodhi në Durrës, në javën e parë të marsit 1991. Ajo kujtohet si java e largimit masiv të mijra bashkëatdhetarëve, për të cilët askush nuk mbajti statistika. Megjithëse kanë kaluar 31 vjet, shifrat janë kontradiktore. Mediat italiane shkruajtën në atë kohë se në portet e Barit, Otrantos dhe Brindizit mbërritën mbi 25 mijë shqiptarë. Ishte eksodi që shënoi hapjen e kufijve pas ‘50-ës që i dhanë grushtin e fundit diktaturës.

Artikulli paraprakTEMPERATURA NË RRITJE, PARASHIKIMI I MOTIT PËR DITËN E SOTME
Artikulli tjetërMBLIDHET SOT KONFERENCA E KRYETARËVE, OPOZITA “SHANSIN” E FUNDIT PËR TË PROPOZUAR KANDIDATIN PËR PRESIDENT