Universiteti i Shkodres luigj Gurakuqi, ne nje deklarate per shtyp ka reaguar ne lidhje me lajmin e publikuar nje dite me pare ne ekranin e Star Plus TV, ne lidhje me listen e notave tek fakulteti ekonomik .

Ne kete deklarata thuhet se ky lajm është ndërtuar mbi një fakt të stisur. Lista e notave e publikuar përmes kësaj kronike është e rreme, sepse ajo nuk është lëshuar nga Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Kjo gjë provohet lehtësisht prej faktit se kjo listë nuk ka asnjë element që duhet të ketë një dokument shtetëror zyrtar, siç janë: data, numri i protokollit, vula, firma e titullarit të institucionit, firma e sekretares mësimore dhe për më tepër është printuar në një fletë diplome suplement, e cila nuk përdoret në asnjë moment si fletë notash. Kemi të bëjmë me një rast të keqpërdorimit të një flete diplome suplement, e cila është fotokopjuar me keqdashje si një fletë pa fund dhe pa krye. Ne fund te deklarates, Universiteti I Shkodres ben me dije se lajme te tilla bien ndesh me misionin fisnik te m ediave, duke shprehur edhe keqardhjen per kete lajm te publikuar. Lajmi I bere publik gjatë së hënës në Star Plus, per listen e notave ne fakultetin ekonomike, lajm per te cilin edhe universiteti I shkodres ka reaguar, ka ngjallur nje ngut te madh per te mbuluar “diellin me shoshë”. I menjehershem ka qene reagimi I drejtuesve te universiteti, dhe jo I fakultetit ekonomik ne Shkoder, si pergjegjes kryesore per nje veprim te tille te bere publik nga rrjetet sociale. Por ajo cfare bie ne sy eshte reagimi me ngut, ne shume rreshta te deklarates duke gabuar edhe rende, duke akuzuar edhe per nje fakt te stisur, kur publikisht star plus ka bere publik edhe burimin e ketij lajmi, ketij fakti qe per hir te se vertetes eshte vetem maja e ajsbergut te problemeve te shumta te ketij fakulteti dhe ne te resi te te gjithe fakulteteve te universitetit te shkodres. Me shpejtesi, nje reagim qe ne te vertete, ashtu sic pohojne edhe vete zyrtaret e universiteti per fleten e notave, pa numer protokolli dhe pa vule, ne te njejten forme eshte shperndare edhe per mediat deklarata e universitetit te Shkodres, pa koke dhe pa vule, por shperndare ne nje adrese per te mediat ne Shkoder. Duket se drejtuesit te fakultetit nuk i njohin dokumentet shkrese ashtu sic akuzojne per fleten e stisur te notave sipas. Megjithate, gjithcka eshte e shkruar, e zeza mbi te bardha, dhe misioni I medias eshte ky, te denoncoje ate cfare shihet dhe te beje publike, ate qe te gjithe e dine por qe askush nuk e denoncon, afera korruptive pa fund qe shpesh here disave nuk I pelqejne!

Artikulli paraprakDHUNA NGA POLICIA, REAGON DEGA PD SHKODËR
Artikulli tjetërSHOQËRIMI I KAMERAMANIT NË POLICI, REAGON UGSH