Fshati  Kaldrun  I njësise administrative qender ne Bashkine M.Madhe ,është I pari fshate qe kufizohet me qytetin e Koplikut, por edhe pse është  I pari, duket se ka mbetur I fundit per nga  kujdesi ne investime ne rrugen kryesore te tij.

Pikërisht  pamjet qe ka regjistruar kamera e Star Plus Tv  bëjnë te qarte gjendjen reale te kësaj rruge, e cila vetëm emrin se ka te tille, gropa qe tashme ne stinën e vjeshtës dhe te dimrit  bëhen tmerri I drejtuesve te automjeteve, mbasi ato mbushen me uje dhe  jane pikërisht gomat e makinave ato qe e përjetojnë këtë tmerr te vërtete te një rruge  tejet skandalozes. Kështu kjo rruge  tashme duket se këtë dimër do perjetojne  gjithnjë e me shume  rënkimet e drejtuesve te automjeteve, por vështire te besohet se  administratat e bashkisë M,Madhe  te ketë  planifikuar  investime te paktën ne rikonstruksion te pjesshëm te saj, çka do te thotë nje përmisim i përkohshem  I gjendjes mjerane te rrugës.Ne realitet kryetari I Bashkise Tonin Marinaj gjate fushates elektorale  e ka renditur  kete rruge nder prioritet  e tij  kur te vinte  ne krye te  bashkise, por duket se tani ky premtim jo vetëm qe është harruar, por  zyra urbanistike e  bashkise, mbase  nuk e ka përfshire  ne prioritet e  përshpejtuara  rikonstruksionin e rruges se fshatit Kaldrun.Prandaj atyre qe kane harruar , ose nuk e kujtojne nje premtim te till te ish kandidatit per kryetar  Bashkie ,tashme kryetare, si rrjelloje se nuk ishin ndoshta pjese e shtabit  elektoral te fushatës se tij, por tani pjese e tortes se pushtetit, Star plus ju kujton dhe ju vjen ne ndihme edhe për premtime te tjera, te cilat presin rradhen e te berit realitet nga z,Tonin Marinaj dhe stafi I tij.