Vetëm 39 kandidatë për hetues nga 60 që duhet të ketë Byroja Kombëtare e Hetimit, kanë arritur të kalojnë Fazën e Intervistës.

Lajmi bëhet i ditur nga BKH, e cila thekson në një njoftim se kandidatët e kualifikuar do vijojnë t’iu nënshtrohen testeve, ku i fundit është ai i Poligrafit, udhëzimet për të cilët do të jepen më 2 dhjetor.

“Kandidatët e kualifikuar, do të plotësojnë deklaratën e pasurisë dhe interesave private e kandidatit për pozicione të ndryshme në institucionet e sistemit të drejtësisë. Deklarata e pasurisë, e plotësuar, do të dërgohen të skanuara, me e-mail, në adresën bkh.aplikim@spak.al, jo më vonë se data, 02.12.2020”, thuhet në njoftimin e BKH-së.

Testi i fundit që do t’i nënshtrohen kandidatët e kualifikuar, është ai i Poligrafit, udhëzimet për të cilët do të jepen më 2 dhjetor.

“Faza e Intervistës u zhvillua nën vëzhgimin dhe monitorimin e Komisionit Ndërkombëtar të Ekspertëve, të caktuar nga misionet e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian në Shqipëri”- thekson gjithashtu BKH-ja.

Kujtojmë se në garë për hetues kanë qenë mbi 600 kandidatë.

Artikulli paraprakVLLAZNIA-TIRANA, PRAGNDESHJA E PËRBALLJES KLASIKE
Artikulli tjetërEKZEKUTOHET ME 6 PLUMBA SHQIPTARI BRENDA REZIDENCËS NË SPANJË, AUTORËT ISHIN VESHUR SI POLICË