Ditën e sotme në Fushë-Krujë në vendin e quajtur “Lagje e re” nga banorët e zonës është zbuluar një predhë e paplasur.

Predha është zbuluar rreth 10 metra larg aksit FushëKrujë-Krujë nga banorët e zonës të cilët kanë njoftuar policinë e cila ka ardhur menjëherë në vendngjarje. Vendi në të cilin është gjetur predha ka numër të lartë banorësh. Në bazë të informacioneve të banorëve predha ka dalë në sipërfaqe nga gërmimet e tokës të cilat janë kryer aty.

Predha është e amortizuar dhe e ndryshkur dhe mund të kishte rrezik shpërthimi.

Artikulli paraprakFALSIFIKONIN DOKUMENTE PËR NË BE: 1 MLN EURO FITIMI I GRUPIT ME NË KRYE ‘BOSIN’ SHQIPTAR
Artikulli tjetërRRJETI ELEKTRIK SHPËRTHEN NË FLAKË NË QENDËR TË QYTETIT