Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri gjatë vizitës në SHBA, ka zhvilluar një takim të shkurtër edhe me Herbert Raymond McMaster, këshilltarin e Presidentit Trump për sigurinë kombëtare. Ministri thotë se SHBA rikonfirmon mbështetjen për Shqipërinë. “SHBA rikonfirmon mbështetjen për Shqipërinë dhe rolin e saj në projektet e mëdha që garantojnë rritjen e sigurisë energjetike në rajon dhe më gjerë. Konsolidim i aleancës strategjike Shqipëri-SHBA për adresimin e përbashkët të sfidave të sigurisë” shkruan ministri në faqen e tij në Facebook.

Gjatë vizitës në SHBA, ministri ka zhvilluar disa takime për të biseduar mbi mbështetjen e përbashkët në Korridorin Jugor të Gazit, një projekt kyç për sigurinë dhe shumëllojshmërinë e energjisë europiane.

Artikulli paraprakSHPËRTHIMI NË SHKODËR, ARRESTOHEN 4 PËRSONA NGA ELBASANI
Artikulli tjetërKUVENDI VOTON SOT ANËTARËT E KLGJ DHE KLP