Gjyqi disa javor mes ish-çiftit të famshëm, Johnny Depp dhe Amber Heard po kthehet në film.

Në fillim të qershorit, gjykata në Virxhinia i dha të drejtë aktorit hollivudian pasi ky i fundit paditi ish gruan e tij, Amber Heard për shpifje. Ai mori më shumë se 10 milionë dollarë dëmshpërblim.

Ky rezultat gjyqi erdhi një vit e gjysmë pasi Depp humbi një çështje shpifjeje në Mbretërinë e Bashkuar për një gazetë që i referohej atij si “dhunues i gruas”.

Gjykata londineze mbështeti pretendimet e gazetës si “thelbësisht të vërteta” dhe në mars 2021, përpjekja e Depp për ta rrëzuar atë vendim u anulua.

Artikulli paraprakBILANCI I COVID-19 NË VEND, MINISTRIA E SHËNDETËSISË: 114 QYTETARË TË INFEKTUAR DHE ASNJË HUMBJE JETE NË 24 ORËT E FUNDIT
Artikulli tjetërU DËNUA ME DY VITE BURG, 28-VJEÇARI SHQIPTAR I JEP FUND JETËS NË BURGUN ITALIAN