Shefja e ONM-së në Shqipëri, Genoveva Ruiz Calavera e ka konsideruar një hap të rëndësishëm emërimin nga KLP të Aida Hajnajt në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Calavera ka shpërndarë komentin e djeshëm të ambasadorit të BE-së, Luigi Soreca, i cili shkruante se me emërimin e Hajnajt dhe funksionimin e BKH tashmë hidhet një hap tjetër i rëndësishëm në implementimin e Reformës në Drejtësi.

‘’Një tjetër hap i rëndësishëm në zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri’’, shkruan Calavera në një postim në Twitter.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka emëruar unanimisht Aida Hajnan si drejtuesen e Byrosë Kombëtare të Hetimit ditën e djeshme.

Artikulli paraprakMBYTET I MITURI DHE NJË 39-VJEÇAR NË LUMIN E BUNËS, TRUPAT E PAJETË NXIRREN NGA POLUMBARËT E RENEA-S
Artikulli tjetërSHPALLEN 12 FITUESIT NË UNIVERSITETET PUBLIKE TË SHQIPËRISË, NGA ARTAN HOXHA TEK KASTRIOT ÇAUSHI, JA KUSH JANË REKTORËT QË DO TË DREJTOJNË ARSIMIN E LARTË