Dy artiste shqiptare të Kosovës, Vlora Ismaili dhe Mjellma Firzi hapën ekspozitat e tyre në galerinë “Oda” në qytetin e Shkodrës. Vlora Ismaili erdhi me ekspozitën e saj të titulluar “Ndryshimi” duke kërkuar që të sjell mesazhin e ndryshimit që ka pësuar bota tashmë nga klasikja tek digjitalizimi….

Artistja tjetër Mjellma Firzi shprehet se për të Shkodra është një qytet me vlera të mëdha kulturore ndaj vendosi të hapë ekspozitën e saj të quajtur “Kaltërt” duke sjellë disa portrete grash të mbushura me të kaltërtën e cila është vetë jeta….

Dy artistet Vlora Ismaili dhe Mjellma Firzi janë pedagoge të arteve në universitetin e Kosovës ndërsa kanë hapur edhe një sërë ekspozitash brenda dhe jashtë vendit duke korrur sukses me piktruat e tyre.

Artikulli paraprakMOTI I KEQ, PËRMIRËSOHET SITUATA NË LEZHË
Artikulli tjetërPARTIZANI-VLLAZNIA, OSMANI: NDRYSHOJMË LOJËN