Me këtë incident u prit për të dytin vit me radhë kryetari i bashkisë Shkodër Benet Beci në Postribë teksa vendosi kurora me lule në memorialin e “Lëvizjes Antikomuniste” të Postribës. Kryebashkiaku shkoi 30 minuta përpara ceremonisë zyrtare por të pranishmit, familjar dhe të afërm të të rënëve në Lëvizjen e Postribës të vrarë nga regjimi komunist i kërkuan Becit që të largohet pasi sipas tyre përfaqëson të majtën që është pasardhëse e komunistëve. Më herët policia ka shoqëruar një person i dyshuar se mund të krijonte trazira në ardhjen e kreut të bashkisë, gjë e cila acaroi më shumë banorët që kërkuan lirimin e tij….

Kurorat me lule që vendosi kryebashkiaku Beci, banorët e Postribës i hoqën të irrituar duke mos i pranuar në memorial. Pas incidenteve kryebashkiaku Beci u largua me makinë nga Postriba….

Pas ikjes së kryebashkiakut Beci, ceremonia zyrtare e organizuar nga Partia Demokratike vijoi normalisht në Postribë duke përkujtuar lëvizjën e parë antikomuniste atje.

Artikulli paraprakDITA E PARË E SHKOLLËS, META: ARSIMI, KRYEPRIORITET KOMBËTAR PËR PARTINË E LIRISË
Artikulli tjetër1220 VOGËLUSHË NXËNËS NË KLASË TË PARË