Në kuadër të fushatës kombëtare “Takohemi për një Libër”, e cila prej ditësh ka shpërndarë aktivitetet për leximin e librit në të gjithë vendin, këtë të mërkurë ka zhvendosur të lexuarin në ambjentet e Shoqatës së Invalidëve në Shkodër.

E pranishme në këtë takim, drejtoresha e Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare, Majlinda Laçej, u shpreh se ky aktivitet nuk mund të mungonte edhe në ambjentet e këtij grupi të veçantë, i cili ka nevojë për mbështetje maksimale. Ndërkohë, kryetarja e Shoqatës së Invalidëve, Gjina Ndou, falendëroi organizuesit e aktivitetit, duke apeluar gjithashtu për një vëmendje më të madhe për invalidët shkodranë.

Kjo fushatë leximi synon të orientojë shoqërinë, në veçanti brezin e ri, drejt kulturës së të lexuarit. Gjatë javëve të fundit janë organizuar shumë veprimtari të programuara jo vetëm nga Ministria e Kulturës, por edhe nga të tjera institucione të artit, kulturës dhe edukimit në Shkodër.

Artikulli paraprakSHKODRA NË HARTËN E ZONAVE TË NDOTURA
Artikulli tjetërLAGJJA “MARK LULA” MES PELLGJEVE ME UJË