Ditët e fundit, policia e Shkodrës ka marrë një sërë masash për shoferët të cilët nuk respektojnë kodin e qarkullimit apo bëjnë shkelje të sinjalistikes nëpër rrugët e qytetit tonë.

Masat në të tilla raste kanë qënë të rrepta për shoferët, të cilët jo pak herë kanë rënë pre e gjobave të forcave blu. Por siç duket, policia është në gatishmëri vetëm për të vënë gjoba, dhe jo për të shërbyer siç duhet dhe për të ndëshkuar çdo rast të jashtëligjshem.

Fotoja e bërë paraditen e sotme tregon se si rezervohen vendet e parkimit në Shkodër. Mjaftojnë disa arka birrash dhe ti bëhesh “pronar” i një vendi parking gjatë gjithë ditës. Kjo nuk është hera e parë që të tilla foto denoncuese kanë mbërritur në redaksinë e Star Plus.

Shpresojmë që ky publikim të shërbejë si një sensibilizim që policia të bëjë detyrën.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakBASKET, ZBUTEN VENDIMET PËR VLLAZNINË DHE TIRANËN
Artikulli tjetërOFERTA PUNE PËR “SEKS ONLINE”, POLICIA: S’KA LIGJ QË E NDALON