Dhurimi i gjakut, përveçse është i rëndësishëm për kë e merr, është edhe një mjet i shkëlqyer parandalimi për shëndetin e dhuruesit. Në ambientet e poliklinikës Shkodër, është organizuar një nisëm vullnetare e titulluar “Jep një dore , dhuro për festa jetë” .

Kësaj nisme i janë përgjigjur shumë qytetarë të Shkodrës në ndihmë të atyre që kanë nevojë siç janë : talasemikët, të aksidentuarit , të moshuarit etj.Kjo nisëm ka si qëllim të sensibilizojë shoqërinë edhe në prag të festave të fundvitit ,që të krijojë në kulturën e saj një hapësirë për dhurimin e gjakut. Në vendin tonë nevojat për gjak janë të mëdha , në një kohë kur Shqipëria është ndër të paktat vende në Europë që importon gjak dhe që akoma nuk e ka në ADN-n e saj kulturën e dhurimit të gjakut, si ilaçin e jetës. “Jep një dore , dhuro për festa jetë” vjen në bashkëpunim me shumë organizata si Eko Mendje , Gruaja tek gruaja, Kryqi Kuq Shkodër etj.

Artikulli paraprakOSJA: VETËM NJË MJEK FAMILJEJE PËR ZONAT E DUKAGJINIT
Artikulli tjetërSHFAQET FILMI DOKUMENTAR “NA ISHTE NJËHËRË SHQIPËRIA”