
MUNICIONET LUFTARA JANË GJETUR NË NJË TOKË TË PAPUNUAR.
Blute e Shkodres kane sekuestruar nje sasi te konsiderueshme armesh luftare dhe municionesh ne fshatin Gashaj te komunës Kastrat ne Rrethin e Malesise se Madhe.
Sipas uniformave te policisë se Shkodrës behet me dije se municionet luftarake jane gjetur mengjesin e se martes, ku filloi edhe procedimi penal pa autore, sepse municionet luftarake janë gjetur ne një toke te papunuar dhe pa pronar. Konkretisht janë sekuestruar
•Nje arme zjarri automatike, në gjendje të ndryshkur.
•Nje automatik pa qyte sipërfaqet e ketij atutomatiku janë te mbuluara me ndryshk
•Nje mitaloz i lehte, ne gjendje te ndryshkur
•Nje tub pastrimi armesh
•5 (pese) kuti metalike në forme rrethore me ngjyrë të zeze dhe pjeserishte të ndryshkura pa fisheke në to.
•155 (njeqind e pesëdhjete e pesë) fishekë të mitralozit të lehtë.
•Nje kuti metalike e hapur ku brenda saj u gjeten 129 njeqind e njezet e nente fisheke mitralozi.
•9 (nente) karikatore.
Nga ana e policise, eshte ngritur nje grup i posacem hetimor per zbaardhjen e rrethanave te kesaj ngjarje por edhe zbulimin e autoreve, ku dyshohet se armet ndodhen prej disa vitesh ne kete zone.