Sami Repishti, profesori i njohur nga Shkodra, është nderuar nga Këshilli i Bashkisë se Shkodrës me titullin “Qytetar Nderi” i Shkodrës. Pas një propozimit te shoqatës se te përndjekurve politike, këshilli bashkiak i shkodrës i ka dhëne ok-in këtij propozimi per këtë emër te madh te qytetit te shkodrës.

Por nga ana tjetër kane qene vete këshilltaret e bashkisë se Shkodrës te cilët kane vlerësuar dhe kane ngritur lart figurën e Repishtit. Sami Repisht lindi ne Shkodër me 6 Prill te vitit 1925 . Në vendlindje kreu mësimet fillore në shkollën “Oso Kuka” dhe të mesmen pranë gjimnazit të Shkodrës. Pas shume vuajtjeve gjate regjimit komunist ku edhe u burgos, Sami Repishti ne vitin 1962, emigroi për në SHBA ku ndodhet edhe sot e kësaj dite .