Fëmijët e Pediatrisë ne Spitalin Rajonal Shkodër janë pjese e atmosferës festive te Krishtlindjeve dhe Vitit te Ri.Kisha Ungjillore “Guri i themelit” ka shpërndare dhurata për te vegjlit qe janë te detyruar qe këto festa ti kalojnë ndoshta ne ambientet e këtij reparti.

Pastori i kësaj kishe Agustin Bushgjokaj shprehet se kjo nisme shërben edhe për sensibilizimin e mjaft institucioeneve te tjera shtetërore apo private.Gjate kësaj vizite ne pediatrinë e Shkodrës ishte i pranishëm edhe përfaqësuesi amerikan i kësaj kishe Nathan Kolaupek i cili mori falënderimet e drejtuesve te këtij reparti.Rreth 30 pako u shpërndanë për te vegjlit qe trajtohen pranë këtij spitali, pako te cilat konsistonin ne veshmbathje te ndryshme dhe lodra. Drejtuesit e këtij institucioni fetar shprehen se nismat humanitare nuk do te përfundojene me kaq teksa destinacionet e radhës do te jene fshatrat përreth Shkodrës.

Artikulli paraprakJAVA E ARDHSHME INTENSIVE PËR BASHKINË MALËSI E MADHE
Artikulli tjetër“SHEND E VERË DRITASH” NË QYTETIN E SHKODRËS