Bashkia e re e Shkodrës ka evidentuar situatën në lidhje me menaxhimin e mbetjeve në të gjitha 10 ish komunat që tashmë do jenë pjesë e kësaj njësie administrative. Përgjegjësi i shërbimeve publike në bashki Fatbardh Kuçi thotë se ka patur vështirësi sa i përket anës ekonomike por tashmë pas verifikimit në terren është ndërtuar edhe një plan strategjik.

Aktualisht problem mbeten ish-komuna e Bërdicës dhe Ana e Malit duke qenë se nuk kanë firma të nënkontraktuara.Përgjegjësi Kuçi sa i përket pjesës së qytetit të Shkodrës pranon se nganjëherë firma nënkontraktuese ka neglizhuar punën çka ka bërë që qytetit të ndotet në disa zona të ndryshme.Viti tranzitor që po kalojnë 61 bashkitë e reja si shkak i reformës territoriale ka sjellë disa probleme edhe me pastrimin që pritet të marrin zgjidhje të plotë me emërimin e të gjithë administratorëve.

Artikulli paraprakPIRANI: INVALIDËT PERFITUESIT E PARË TË BANESAVE
Artikulli tjetërDukagjin – Shkoder. Vijon Operacioni anticanabis