“Pune ka por ska profesionist”, e ne fakt kjo thenie e cila eshte kthyer ne slloganin e qeverise Rama bie poshte po te levizesh fare pak jashte qyetit. Abdyl Isufi eshte vetem njeri nga qindra fermere te kultivimit te duhanit ne Shkoder i cili ka investuar , ka punesuar por qe malli i ka mbetur stok dhe ka falimentuar.

Ai tregon se nuk gjen treg per shitjen e duhanit pasi tregtaret po arrestohen cdo dite. Ky fermer kerkon qe shteti te kthej syte nga fshati i cili po rrenohet cdo dite, duke qene se tokat jane lene bjerre pasi vete strukturat shteterore favorizojne importin e mallrave nga jashte, sic po ndodh dhe ne rastin e duhanit.

Nje pjese e mire e zones se mbishkodres ka patur burim jetese kultivimin dhe tregtimin e duhanit vendas por rritja e akcizes se duhanit ka bere qe tregtaret te mos perballojne koston dhe te punojne fshehurazi duke u arrestuar here pas here. E nga ana tjeter kerkesa e kultivuesv per pika grumbullimi dhe eksport jashte vendit ka rene ne vesh te shurdher , duke i lene ato te vetem mes mallit stok dhe falimentit te sigurte.

Artikulli paraprakDËMTIMET NË URËN E RE TË BUNËS VAZHDOJNË
Artikulli tjetërBOTOHET NUMRI I KATËRT I REVISTËS “GEGNIA”