Lindita Nikolla do të jetë kryetarja e re e Kuvendit të Shqipërisë. Lajmin e ka dhënë pak më parë në fjalën e tij në Asamblenë Kryeministri Rama. Kryeministri Rama ka bërë me dije emrat e kabinetit të ri qeveritar.

Ai ka zbuluar gjithashtu emrat e disa prej drejtuesve të rinj të forcës politike që ai drejton. Rama tha se propozon që Damian Gjiknuri do të jetë Sekretari i Përgjithshëm i ri në Partinë Socialiste.

Emrat e rinj të propozuara nga Rama

Damian Gjiknuri do të jetë Sekretar i Përgjithshëm i PS

Blendi Klosi do të jetë Sekretar Organizativ i PS

Anila Denaj Sekretare për Burimet Njerëzore

Romina Kuko, Sekretarja e re për Marrëdhëniet me Jashtë

Bojkena Basha, Sekretare për Rininë në PS

Artikulli paraprakRAMA: DUHET TJETËR QASJE NDAJ TË RINJVE, NËSE S’DONI QË PS TË KTHEHET NË NJË AZIL PLEQSH! DO NGREMË AKADEMINË POLITIKE SOCIALISTE
Artikulli tjetërRAMA SHPALL QEVERINË E RE, JA KUSH DO TË JENË MINISTRAT DHE ZV. KRYEMINISTRI