Shkodra Jazz Festival ka vijuar me koncertet teksa e ftuar këtë radhë ishte artistja Laura Ghirardi bashkë me grupin e saj muzikor të cilën shfaqën një koncert në hollin e teatrit “Migjeni”.

Muzika Jazz e Laura Ghirardi trio shoqëroi këtë mbrëmje në hollin e teatrit ndërsa performance e këngtares italiane u pëlqye nga publiku i pranishë. Pas koncertit vetë këngëtarja e njohur u shpreh e lumtur që ndodhet për të performuar në Shkodra Jazz Festival.

“Është një nder i madh për mua të jem këtu duke ditur edhe origjinën e këtij festivali dhe shkakun pse është krijuar ky festival prandaj e ndjej veten jashtëzakonisht shumë të kënaqur që jam këtu dhe mund ta ndaj muzikën edhe me të tjerë. Duke qenë një festival që është në memorien e mikut tonë kjo bën që muzika të na lidh edhe më shumë dhe të ecim përpara. Përveçse muzikës që na ka bashkuar duhet folur me fjalët më të mira edhe për stafin organizativ që ka punuar për këtë festival. Një mjedis ku ne ndjehemi të kënaqur. Komplimentet më të mira mastrove dhe organizatorëve të këtij festivali, një punë shumë e mirë artistike por edhe njerëz shumë të mirë. Një gjë e rëndësishme ka qenë edhe takimi me të rinjtë dhe leksionet që kam dhënë. Përveç vëmendjes së tyre për muzikën janë edhe shumë pjesë të tjera si filizofia e jetës sepse ata të përqëndruar edhe në shumë gjëra të tjera që i plotësojnë ata”.

Shkodra Jazz Festival tashmë po vjen drejt fundit pas një muaji me koncerte të ndryshme ndërsa dy zhvillohen edhe dy të tillë në sheshin Nënë Tereza për t’u përmbyllur me 28 gusht.

Artikulli paraprakOPINION NGA EDMOND ARIZAJ, “MARK MARKU SOT U DH**U MU NË PUSHTET, BENEFITE, PËRFITIME, LËPIRJE, SERVILIZMA!”
Artikulli tjetërDHUNOI DERI NË VDEKJE 18-VJEÇAREN, SI U LIRUA DY HERË PARA SE TA KRYENTE DËNIMIN DARDAN KRIVAQA, DREJTORËT QË FIRMOSËN VENDIMIN