QYTETARËT: PRESIM ME DITË PËR LIBREZAT DHE KARTAT E SHËNDETIT. Nisur nga rradhet e gjata te cilat vazhdojne te jene prezente ne te vetmen pike ne qytetin e Shkodres ku mund te pajisesh me nje libreze shendeti apo me karten e shendetit, sportelet e reja ashtu sic ishte premtuar ende nuk jane bere realitet.

Drejtori i FSDKSH Astrit Beci ne nje interviste ne studio e hapur ne starplus tregoi se se shpejti do krijohen sportele te reja per te eliminuar rradhet. Qytetaret vazhdojne te presin ne rradhe me ore te tera madje nganjehere edhe me dite per marrjen apo rinovimin e librezave te shendetit dhe marrjen e kartave te reja te shendetit. Pajisja me librezat e shendetit ne kohe eshte shume e rendesishme per qytetaret pasi eshte dokumenti kryesor per vizitat shendetesore dhe marrjen e medikamenteve.

[iframe width=”100%” height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/9-QP_7vZBnQ?showinfo=0″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakELHAIDA DANI PREZANTON “I’M ALIVE”
Artikulli tjetërMAMOGRAFIA SËRISH JASHTË FUNKSIONIT