Problemet nga moti i përkeqësuar janë shkaktuar edhe në zonat malore. Reshjet e borës kanë bllokuar disa akse duke lënë të izoluar fshatra të ndryshëm malor. Ky është mjeti tip fouristradë i grupit mjekësor të qëndrës shëndetësore të Tamarës në Malësinë e Madhe që u godit nga një ortek i borës duke bërë që të përfundojnë disa metra poshtë rrugës.

Mjeku Ardian Këlliçi, infermieri Zef Tataj dhe drejtuesi i mjetit Pëllumb Mitaj pësuan mbetën të plagosur nga aksidenti ndërsa rrezikuan ndjeshëm jetën e tyre teksa po udhëtonin drejt Vermoshit por në vendin e quajtur Gropa e Selcës u goditën nga orteku i borës.

Tre të aksidentuarit janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë banorët e Thethit janë të izoluar nga bora për shkak se rruga është e pakalueshme dhe vendi i quajtur Qafë Thore është totalisht i bllokuar.

Pavarësisht kërkesave të herë pas hershme të banorëve të Dukagjinit sërish rruga vijon të jetë e bllokuar nga bora ndërsa kalimi përmes malit të Shoshit përveçse është shumë më i gjatë është edhe tejet i rrezikshëm. Reshjet e borës do vijojnë në zonat malore gjë e cila e vështirëson edhe më shumë situatën për ata banorë.

Artikulli paraprakDËMET NGA MOTI I KEQ/ OSSH: SITUATA E PËRKEQËSUAR NË LEZHË, SHKODËR, TROPOJË, LAÇ, RRËSHEN DHE GJIROKASTËR
Artikulli tjetërTRAGJEDIA E 9 JANARIT, “HUMBËM SHPRESËN EDHE TEK SPAK”