17 vite pas tragjedisë të 9 janarit 2004, familjarët janë të zhgënjyer edhe nga institucionet e reja të drejtësisë. Ata kishin një shpresë të madhe se ajo tragjedi ku humbën jetën 28 persona do të zbardhej nga SPAK por SPAKU dosjen e 9-janarit e ka rikthyer në prokurorinë e Vlorës për moskopetencë, prokurori në cilën është gjykuar më përpara por sipas familjarëve drejtësia nuk është vënë në vend.

Ndoc Bjeshka tregon me emra fajtorët që shkaktuan tragjedinë e 9 janarit ku humbën jetën një grup të rinjsh djemsh e vajzash kryesisht nga Shkodra.

Një gomone me 36 klandenstinë u nis nga Vlora drejt Italisë mbrëmjen e 9 janarit por për ata të rinj u kthye në një tragjedi pasi u mbytën në det 28 prej tyre ndërsa pjesa tjetër janë ende të zhdukur. Edhe pas 17 vitesh familjarët vijojnë të kërkojnë drejtësi duke qenë se sipas tyre ajo dosje nuk është zbardhur e plotë dhe fajtorët nuk janë dënuar ende.

Artikulli paraprakM.MADHE, ORTEKU ME BORË GODET MJETIN E GRUPIT MJEKËSOR
Artikulli tjetërOBOT, BANORËT TË IZOLUAR: DËME TË MËDHA NGA PËRMBYTJA