Presidenti Vladimir Putin dhe presidenti francës Emmanuel Macron kanë zhvilluar një bisedë telefonike ditën e sotme.

Këtë e ka bërë të ditur Kremlini, duke nënvizuar se biseda është zhvilluar me iniciativën e Macron. Agjencia ‘Ria Novosti’ bën me dije se dy krerët e shteteve folën veçanërisht për situatën në termocentralin bërthamor në Zaporizhzhia. Në bisedën telefonike, Macron dhe Putin shprehën gatishmërinë e tyre për të nisur një “ndërveprim, jo të politizuar” për situatën rreth uzinës së Zaporizhzhia, me përfshirjen e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.

Gjatë bisedës telefonike me Macron, Putin i tha homologut të tij francez se Kievi përdor “armët perëndimore kundër infrastrukturës civile në Donbass”.

Artikulli paraprakNESËR NIS VITI I RI SHKOLLOR, POLICIA PLAN MASASH PËR GARANTIMIN E RENDIT! RRUMBULLAKU: MOS U VENDOSNI GJOBA PRINDËRVE QË DO ÇOJNË FËMIJËT NË SHKOLLA
Artikulli tjetërSITUATA ME COVID-19 NË VEND, MINISTRIA E SHËNDETËSISË: 1 HUMBJE JETE DHE 88 QYTETARË TË INFEKTUAR NË 24 ORËT E FUNDIT