Rrjetet sociale janë një armë shumë e fortë për përdoruesit e saj të cilët mund ta shfrytëzojnë për çdo kërkesë apo pakënaqësi.

E tillë është edhe kërkesa paksa e çuditshme e francezëve, plot 250 mijë tifozëve të “gjelave” të cilët kërkojnë përsëritjen e ndeshjes me Zvicrën.

Kërkesa e tyre ka të bëjë me penalltinë e pritur nga Sommer i cili sipas tyre nuk e ka mbajtur njërën këmbë në vijën e portës, duke shkelur rregulloren.

Gjithsesi kërkesa mbetet vetëm në letër dhe në rrjetet sociale dhe shanset që ajo të pranohet janë zero pasi asnjë parregullsi nuk u kap nga sistemi VAR në momentin e ekzekutimit.

Artikulli paraprakKURTI: KA TRYSNI MBI MUA QË TË ZBATOJ MARRËVESHJET E DËMSHME ME SERBINË
Artikulli tjetërTAKSA 15% PËR KORPORATAT GLOBALE, PLANI MBËSHTETET NGA 130 VENDE TË BOTËS