Drejtuar:  Drejtorisë së Policisë së Qarkut në Shkodër

  Gazetaret e mediave lokale dhe kombetare ne Shkoder, nisur nga skenat e turpshme dhe aspak profesionale te punonjesve te policise se Shkodres, dhe nisur nga mungesa e nje reagimi te drejte te drejtuesve te policise se Shkodres, kane vendosur qe te bojkotojne çdo aktivitet te policise se Shkodres, deri ne nje permiresim te marredhenieve mes paleve. Rasti I fundit, me operatorin e TV Rozafa, por edhe rastet e perseritura te dhunes verbale ndaj punonjesve te medias detyrojne nje vendim te tille Media, me rolin e saj fisnik, ka qene cdo here ne sherbim te qytetareve, madje edhe policise se Shkodres ne pasqyrimin e aktiviteteve apo edhe operacioneve te policise se Shkodres, por veprimet e disa punonjesve te policise, bien ndesh me nje marredhenie reciproke mes paleve.  Ne destinacohemi nga këto deklarata dhe kërkojmë  respektimin por edhe lejimin e ushtrimit të detyrës pa cenime te profesionit te gazetarit ne Shkoder. Shoqerimi ne polici I operatorit Kristian Troshani, dhuna ndaj gazetarit Senad Nikshiqi, debatet ne shume raste me cdo punonjes te medias nga efektiv te policise pa integritet dhe profesioanlizem qëndron jashtë çdo norme dhe minimalisht duhet të kishte një ndjesë publike, e jo justifikime të kota.  Ju bëjmë me dije ju si drejtori policie por edhe opinionit publik se nëse nuk përmirësohen marëdheniet reciproke  dhe do të vijojmë të cënohemi në punën tonë, bojkoti do te jete pa afat dhe per kete ceshtje do te njoftohen, jo vetem strukturat me te larta te Ministrise se Brendshme dhe Kryeministrese, por edhe organizatat nderkombetare qe operojne ne shqiperi dhe mbrojne te drejtat dhe lirine e medias.   TV Rozafa TV1 Channel Star Plus TV Antena Nord TV TV Kopliku  Korrespondentet e mediave Kombetare

Artikulli paraprakGJIKA: KËRKOHET GATISHMËRI NË SITUATA EMERGJENTE
Artikulli tjetërPËRKEQËSIMI I MOTIT, MINISTRIA E BRËNDSHME APEL QYTETARËVE