Pezullimi i aktivitetit të kompanisë “Beralb” për afro 1 vit, nxori në protesta punonjësit e konçensionarit turk të nxjerrjes dhe përpunimit të bakrit.Në krye të kësaj proteste të zhvilluar në qytetin e Fushë Arrëzit ishin edhe drejtuesit e BSPSH-së së Shqipërisë.

Kreu i saj, Gëzim Kalaja, kërkoi rikthimin në punë të saj, pasi po lihen në mes të katër rrugëve mbi 250 punonjës.Minatorët e Munellës të cilët për 2 orë bllokuan rrugët e Fushë Arrëzit, lëshuan alarmin se nëse miniera rri pa punë për 1 vit, atëherë ajo rrezikon shëmbjen. Brenda 10 ditësh nëse nuk gjendet zgjidhje ata kërcënojnë me grevë urie.