Ministrja e Arsimit Evis Kushi i bëri thirrje të rinjve që të mos largohen nga Shqipëria dhe të shohin të ardhmen në vendin e tyre me mundësitë që ofrohen. Ministrja Kushi këtë thirrje për rininë e bëri gjatë konferencës “Roli i Rinisë Shqiptare dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm si Mekanizëm Ndërhyrës” e organizuar nga Fondacioni “Qemal Stafa” dhe Fondacioni “Friedrich Ebert”.

Ministrja e Arsimit Kushi tregoi edhe disa projekte ku të rinjtë mund të punësohen duke mos patur nevojë që të zgjedhin emigrimin.

Gjatë kësaj konference me praninë e ministres së arsimit të rinjtë shprehën problematikat me të cilat përballen çdo ditë dhe arsyet që detyrojnë bashkëmoshatarët e tyre që të emigrojnë.

Artikulli paraprakSHKODËR, MINISTRI ÇUÇI: KONTROLLE ME DRON TERRITORIT
Artikulli tjetërKOMISIONI I VENECIAS DO TË VENDOS PËR ZGJEDHJET E 30 QERSHORIT