FUNDVITI  DHURON DY NDESHJE SPEKTAKOLARE.Sonte në orën 20:45,  për fund vitit, katër ekipet ndër më të mirat në Europë, do të luajnë përballë tyre në ndeshjet miqësore. Ndeshjet janë mes Real Madrit – Inter, dhe Psg- Inter.

Përsa i përket ndeshjes së  tij trajneri i Realit të Madridit, Carlo Ancelotti, ka nisur shumë më herët të shijojë përplasjen e ekipit të tij aktual ndaj ish-ekipit të tij, Milanit, të vlefshme për “Dubai Challenge Cup”, një turne miqësor.  55-vjeçari udhëheq kampionët në fuqi të Europës (Champions League) kundër gjigantëve italianë, të cilët janë shumë larg formës së dikurshme dhe reputacionit si një prej ekipeve më të mëdha të Europës, teksa madrilenet  vijnë pas një ecurie prej 22 fitoresh radhazi në të gjitha kompeticionet. Ai deklaroi për faqen zyrtare të klubit madrilen se “kjo do të jetë një ndeshje speciale për mua. Kam një histori të pasur me Milanin dhe ruaj gjithashtu një marrëdhënie tepër speciale me trajnerin e tyre (Filippo Inzaghi), i cili ka qenë një prej lojtarëve të mi kur drejtoja atë klub. Do të jetë një ditë speciale për mua, është nder të luaj kundër tyre, sepse kam kujtime të thella nga ai klub, ka thënë Anceloti. 

Ndërkohë takimi i tjetër do të jetë mes ekipit më të mirë francez, Paris Saint Zhermen dhe italianëve të Inter. Nën drejtimin e Mancinin, kuqezinjtë kërkojnë të rikonfirmohen si ekip me pretendime dhe ndaj francezëve do të jetë një ndeshje testuese që do ti vlejë trajnerit për të piketuar lëvizjet e mundshme.