*SITUATA NË QARKUN LEZHË DATË 12.01.2025, ORA 18:00*
Teritori i Qarkut Lezhë gjatë gjithë ditës është përfshirë nga reshje shiu dhe dëbore, të shoqëruara me erë me intesitet të vrullshëm, ku dëbora ka zbritur deri në qytetin e Lezhës dhe Laçit.
– Nga strukturat e MC të bashkisë Kurbin ka patur bllokim në aksin rrugor për tek Kisha e Shën Antonit ( kisha e Sh’na Ndoit ) , në periferi të qytetit të Laçit, ku kanë qenë të bllokuar disa mjete që kanë shkuar për pelegrinazh në vendin e shenjtë . Pas ndërhyrjes me mjete të bashkisë për pastrimin e kriposjen e këtij segmenti, me : 2 Fadroma, 1makinë për shperndarje kripë/skorie, 2 karrotrecë si dhe 15 punonjës të emergjencave, ndërmarrjes rrugëve, drejtorisë shërbimeve dhe ujesjellës kanalizime të bashkisë Kurbin, situata është normalizuar, kurse në akset e tjera nuk raportohen problematika. Si rezultat i erës me intensitet të vrullshëm, rrjetit elektrik të amortizuar vazhdon të ketë ndërprerje të energjisë elektrike, sidomos në zonat rurale, grupet e punës së OSHEE vazhdojnë të jenë në terren për riparimin e defekteve të shfaqura, aktualisht janë pa energji 2 lagje të qytetit të Laçit, Malësia e Milotit e Fush Miloti dhe Spitali; keto mungesa të energjisë janë për arsye defekti në Nën Stacionin e Laçit, koha vazhdon të jetë me erëra dhe shi.Strukturat e MC të bashkisë kanë qenë në terren dhe kanë punur për normalizimin e gjendjes, pasi ka patur rrëzim pemësh në anët e rrugës dhe lulishtet.
– Nga strukturat e MC të bashkisë Lezhë raportohet se nuk kemi akse rrugore të bllokuara, me mjetet e bashkisë është ndërhyrë për pastrimin e rugëve të qytetit nga dëbora, si dhe kriposjen e tyre. Si rezultat i erës me intensitet të vrullshëm, rrjetit elektrik të amortizuar vazhdon të ketë ndërprerje të energjisë elektrike, sidomos në zonat rurale, në njësitë administrative Kallmet, Blinisht, Dajç, Balldren, Kolsh, Zejmen, Shënkoll, e disa fshatra të njësisë Shëngjin. Ka shumë shtylla elektike të dëmtuara, grupet e punës së OSHEE janë në terren për riparimin e defekteve të shfaqura, kurse strukturat e MC të bashkisë kanë qenë në terren dhe kanë punuar për normalizimin e gjendjes. Ka pasur rrëzime pemësh në anët e rrugëve, është ndërhyre me strukturat e bashkisë për largimin e tyre.
– Nga strukturat e MC të bashkisë Mirditë raportohet se gjithë teritori i bashkisë është përfshirë nga reshjet e dëborës, në zonat malore trashësia e dëborës ka arritur deri në 25 cm, (në zonën e Fanit dhe Selitës), por pas sjellë bllokime rrugësh. Me mjetet e bashkisë janë pastruar akset që ajo ka për mirmbajtje, është kriposur aksi Rreshen – Bukmir- Kaçinar, hyrja e qytetit të Repsi. Si rezultat i erës me intensitet të vrullshëm, rrjetit elektrik të amortizuar ka patur ndërprerje të energjisë elektrike, sidomos në zonat rurale, grupet e punës së OSHEE kanë qenë në terren gjatë gjithë ditës, për riparimin e defekteve të shfaqura, aktualisht është pa energji vetëm fshati Kaçinar, njësia administrative Kaçinar, strukturat e MC të bashkisë kanë qenë në terren për normalizimin e gjendjes.
– Nga ana e Institucionit të Prefektit të Qarkut është komunikuar me subjektet kontraktore për mirmbajtjen e akseve nacionale, deri tani nuk asnjë aks të bllokuar.
– Probleme të furnizimit me ujë të pishëm nuk ka.
– Kuota e lumit Drin e Mat vazhdojnë të jenë në nivele minimale.
– Hidrovorët janë në gadishmëri dhe vihen në punë sipas prurjeve të ujit në kanale. Në linjat elektrike të furnizimit të tyre, për shkak të erës ka patur ndërprerje të herpasherëshme, por sasia e reshjeve deri tani nuk ka qenë problematike.
– *Nga Bashkia Kurbin është ngritur si problem që referuar situatës problematike të furnizimit me energji elektrike, ku shkollat ngrohjen e kanë me energji elektrike, mungesa e saj, të shikohet mundësia që për ditën e nesërme të mos zhvillohet mësim në teritorin e bashkisë Kurbin.*
– Institucioni i Prefektit të Qarkut Lezhë gjatë gjithë ditës ka qenë në ndekje të situatës.

Artikulli paraprakSITUATA NGA BORA / BASHKIA SHKODER JEP INFORMACIONIN E FUNDIT
Artikulli tjetërMOTI I KEQ/ NË QARKUN E SHKODRËS BORA IZOLON FSHATRAT MALORË, RRUGA PËR NË THETH ME NGRICA! FUSHË ARRËZ – QAFË MALI THUAJSE E PAKALUESHME