NATO nuk kërkon përballje me Rusinë dhe nuk dëshiron një tjetër Luftë të Ftohtë. Kështu u shpreh Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg për BBC.

Plani për vendosjen e 4 mijë trupave ekstra në Perëndim të Europës ka si qëllim parandalimin, jo provokimin e konfliktit, tha ai, ndërsa shtoi se pavarësisht tensioneve aktuale, aleanca ushtarake nuk e sheh Rusinë si kërcënim. Marrëdhëniet mes Perëndimit dhe Rusisë kanë prekur limitin, që prej Luftës së Ftohtë. SHBA dhe Bashkimi Europian imponuan sanksione për Rusinë pas aneksimit të Krimesë nga Ukraina, në 2014-ën. Lufta në Siri është bërë gjithashtu shkak për rritjen e tensioneve, pasi forcat perëndimore e akuzojnë Rusinë për krime lufte gjatë bombardimeve në zonat nën kontrollin e opozitës, në mbështetje të qeverisë siriane. Presidenti rus Vladimir Putin i ka hedhur poshtë këto akuza dhe thotë se ideja që Rusia ka skema agresive ushtarake në Europë është “qesharake”. Bataljone multi – kombësish të NATO –s të përbërë nga 1 mijë trupa secili do të vendosen në Poloni, Estoni, Lituani, Letoni, në fillim të vitit të ardhshëm. Ata do të drejtohen nga SHBA, Britania, Kanadaja dhe Gjermania.