Ndalohet petagogia e shpallur ne kerkim per korrupsion pasiv

Ndalohet një shtetase për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike” Nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në vijim të punës së tyre për kapjen e personave të shpallur në kërkim, me qëllim vënien para përgjegjësisë penale dhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, më datë 16.01.2017, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetases: -Ditika Kopliku, 47 vjeçe, banuese në Shkodër Ndalimi i saj u bë pasi : Më datë 05.09.2016 u bë shpallja në kërkim e kësaj shtetase pasi nga emisioni investigativ “STOP”, janë transmetuar pamje filmike ku tregon se kjo shtetase me detyre petagoge në universitetin “Luigj Gurakuqi”, në Shkodër i ka dhënë notë kaluese studentes me iniciale M.S. kundrejt pagesës me vlerë 100 euro. Gjithashtu, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, më datë 07.09.2016, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakVLLAZNIA, GRIPI SJELL SKUADRËN NË SHKODËR
Artikulli tjetërARRESTOHET GRABITËSI I KASAFORTËS ME 100 MILIONË LEKË