Në kuadër të organizimit të Konferencës së Parë Ndërqeveritare, sot në godinën e kryeministrisë u ngrit flamuri i Bashkimit Europian.

‘Ngritja e këtij flamuri sot në selinë e kryeministrisë shënon ngritjen e Shqipërisë në një tjetër nivel. Ky moment shënon edhe ngritjen në një nivel tjetër detyrimesh të marrëdhënies së shoqërisë dhe qytetarit shqiptar me standardet europiane.’- tha Rama

Një ditë më parë (19 korrik) Shqipëria shënoi një hap historik drejt integrimit të vendit në BE, atë të çeljes së negociatave, pas pritjes disa vjeçare. Kryeministri Rama tha se tashmë bëhet fjalë për një rrugëtim për jetë a vdekje në në vrapin e fundit drejt anëtarësimit të plotë. Eurokomisioneri Varhelyi dhe Borell vlerësuan përpjekjet e qeverisë dhe thanë se tashmë duhet konsensus politik për të ecur më tej.

Artikulli paraprakIMPORTET E ZARZAVATEVE NË SASI NGA JASHTË U RRITËN ME 44% NË 6-MUJORIN E PARË
Artikulli tjetërRAMA THUMBON OPOZITËN: NDODHET NË NJË HENDEK QË BIE NDESH ME FRYMËN DHE LOGJIKËN E BE-SË