Hekurudha e pas viteve ’90 në Shqipëri ka njohur ditët e saj më të këqija. Ndryshe nga ngritja e madhe që kanë patur mjetet e tjera të transportit, e njëjta gjë nuk ka ndodhur me trenin. Stacioni Hekurudhor Shkodër vazhdon të mbetet prej kohësh një hapësirë thuajse e braktisur nga dora e shtetit.

Sipas përgjegjësit të shërbimit të trenit, Myzafer Liqeni, duke u bazuar tek kushtet që trenat ofrojnë, përdorimi është normal. 35 deri në 40 persona udhëtojnë çdo ditë drejt Durrësit me linjën. Ndërkohë që investimi i shtetit është minimal, fluksi i karahasuar me para vitet ’90, është tejet i ulët. Fluksi më i madh i udhëtarëve, të cilët udhëtojnë me tren është gjatë të martave në muajt mars deri në qershor në Kishën e Laçit.

Në këtë periudhë, shtimi i njerëzve që interesohen të udhëtojnë me tren është shumë më i madh. Shërbimi i trenit në Shkodër vuan shumë mungesën e financimeve. Në vitet e fundit janë shitur njënumër i madh vagonësh të vjetër për skrap në mënyrë që të mbulohen të gjitha shpenzimet, sidomos për pagat e punëtorëve. Ndërkohë, humbjet janë të mëdha pasi një rrugëtim i trenit deri në Durrës kërkon më shumë se 200 litër karburant.

Artikulli paraprakPAPA FRANÇESKU BËN THIRRJE EMIGRANTËVE
Artikulli tjetërDËMTIMET NË URËN E RE TË BUNËS VAZHDOJNË