MUNGESË MJETESH DHE PERSONELI, NJËSITË VENDORE NEGLIZHENCË TOTALE. Rreziku qe i kanoset pyjeve nga temperaturat e larta te sezonit veror ka mbledhur kete te premte ne Prefekturen e Qarkut Shkoder aktoret kryesore nga Drejtorite Rajonale per ngritjen e shtabit te emergjencave per mbrojtjen e pyjeve.

Mehja ka ngritur problematiken e mungesen e mjeteve dhe personelit per perballimin e situates por nje shqetesim po kaq te madh ka edhe Rrethi i Malesise se Madhe . Nga ana tjeter Spitali Rajonal i Shkodres eshte ne gatishmeri te plote dhe disponon kapacitetet logjistike dhe njerezore per perballimin e situates por shpreh pengesen qe sjellin bumet ne qytet. Nga kjo mbledhje rezultuan mungesa ne kapacitetet logjistike dhe njerezore per perballimin e situates por njekohesisht neglizhenca totale e angazhimit nga ana e njesive vendore cka u vu re edhe me mungesen e tyre ne kete mbledhje, ceshtje qe i shtrohen per zgjidhje ketij shtabi dhe Prefektures se Qarkut Shkoder.