Nje problem qe nuk po gjen zgjidhje efektive.Keshtu mund te cilesohet ceshtja e plehrave ne disa njesi administrative qe tashme i perkasin bashkise shkoder.Zona e njësisë Administrative e Rrethinave është nga njesite më problematike sa i takon mbeturinave te shumta qe vazhdojne te hidhen pa kriter dhe ne pjese kryesore te rrugeve.

Situata paraqitet alramante ne fshatin Grude e Re teksa banoret shprehen se kjo gjendje vazhdon e njejte prej kohesh ndersa aksioni i pastrimit nuk ka dhene impaktin e duhur.Një sasi e e konsiderueshme plehrash thuajse bllokon aksin kryesor ndersa është kthyer në një shqetësim serioz për gjithë banorët.Si te mos ishte ky i vetmi shqetesim, persona të papërgjegjshëm jo vetëm se i hedhin aty mbetjet por herë pas here edhe i djegin. Sic dihet para pak kohesh drejtuesit e njesise Rrethina ndermoren nje nisme pastrimi e cila sipas tyre do te perfshinte te gjithe siperfaqen e ish komunes Rrethina por qe realiteti flet ndryshe.Mund te quhet nje sfide me vete per vitin e ri qe po vjen ceshtja e mbeturinave pasi me territorin e ri puna e bashkise Shkoder nuk do te jete aspak e lehte.

Artikulli paraprakSHKATARIQ: PESHKATARËT SHQIPTAR SHKELIN UJËRAT E MALIT TË ZI
Artikulli tjetërKËSHILLI BASHKIAK NË VAU DEJËS, MIRATOHET NDIHMA EKONOMIKE