Pika doganore e Qafë Thanës do të bllokohet për një orë sot pasdite. Sipas Drejtorisë së Kufirit e Migracionit në Korçë, në pikën doganore të Qafë Thanës nuk do të kryhet asnjë veprim në hyrje – dalje për shkak të një proteste që do të zhvillojë opozita maqedonase.

“Më datë 21.12.2017, jemi njoftuar nga pala maqedonase, se në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë-Thanë, do të ndërpritet puna në hyrje dhe në dalje, nga ora 17.00 deri në orën 18.00, për shkak të një proteste të opozitës maqedonase”, sqaron policia.

Artikulli paraprakLIND BEBJA NGA EMBRIONI QË MBAHEJ I NGRIRË PREJ 25 VITESH
Artikulli tjetërSHKODËR ARRESTOHET 29 VJEÇARI PËR VJEDHJE